Publisher's Synopsis
Document from the year 2005 in the subject Business economics - Banking, Stock Exchanges, Insurance, Accounting, grade: Keine, language: Albanian, abstract: Zhvillimi i ekonomisë së tregut në Shqipëri në vitet e fundit është intensifikuar ndjeshëm, gjë që u dedikohet sidomos privatizimeve dhe investimeve të huaja në sektorin bankar. Në këtë kontekst, përkthimi i termave bankare nga gjuhët e huaja kryesore, si dhe shpjegimi i tyre merr një rëndësi të dorës së parë. Ky fjalorth i terminologjisë bankare gjermanisht-frëngjisht-italisht-anglisht-shqip, i cili përmban rreth 1200 terma për secilën gjuhë, ka si qëllim t'u përcjellë të interesuarve - kryesisht nxënësve të shkollave ekonomike, studentëve të shkencave ekonomike, por edhe nëpunësve të bankave - njohuritë gjuhësore bazë të terminologjisë bankare në gjuhët e lartpërmendura, të shoqërura me një shpjegim të shkurtër mbi përmbajtjen e tyre. Fjalori ka si pikënisje gjermanishten, d.m.th. që lemat nistore, sinonimet dhe antonimet mundshme të dhëna në kontekste të ndryshme janë në shumicën e rasteve në gjuhën gjermane. Megjithatë, në rastet kur termat përdoren në gjermanishte pa u përkthyer, ato jepen në gjuhën angleze, - si gjuhë ekonomike botërore - apo edhe në atë frënge. Duke qenë se si bazë e fjalorit u mor terminologjia e tregut financiar dhe monetar zviceran, shpjegimet bazohen kryesisht në ligjet dhe rregullat ekonomike të sektorit bankar dhe të bursës në Konfederatën Zvicerane. Për hartimin e Fjalorit u shfrytëzuan materiale të publikuara nga bankat zvicerane, të cilat u përpunuan dhe u zgjeruan më tej. Për ndryshimet e mundshme gjuhësore terminologjike midis gjermanishtes zvicerane dhe gjermanishtes letrare janë dhënë në çdo rast shënimet e nevojshme. Përkthimi i termat në gjuhën shqipe u krye duke marrë në konsideratë termat gjegjëse të tyre në praktikat e zakonshme të bankave në Shqipëri, në rastet kur ato ekzistojnë. Për kritika, sugjerime, plotësime dhe korrigjime, për të cilat unë ju jam mirënjohës, dr